12-vjeçari përshkon Australinë me makinë, por…

24/04/2017 00:00

Policët kishin parë një makinë që i kishte rënë parakolpi në tokë dhe e ndaluan për të paralajmëruar shoferin. Në zonën e Broken Hill, në Australi është më mirë të kesh në rregull makinën para se të nisësh rrugën, pasi është zonë gjysëmshkretëtirë.

Por kur ndaluan makinën panë se drejtuesi i saj ishte një djalosh 12-vjeçar. I vetëm.  Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në Kendall, në brigjet e Paqësorit. Kishte marrë makinën e të atit dhe kishte bërë 1300 km nga 4 mijë, për të arritur në Perth, nga ana tjetër e Australisë.

Prindërit kishin denoncuar zhdukjen e tij. Ai u arrestua dhe u dërgua në rajonin e policisë së Broken Hill, ku mbërritën prindërit për ta marrë. Por tashmë ai është nën akuzë, në bazë të ligjit australian, mbi krimet e bëra nga minorenët.

Top Channel