Vin Diesel, një ndeshje reale me The Rock

24/04/2017 00:00

Dwayne Johnson dhe Vin Diesel mund të punojnë sërish bashkë. Por duket se ylli i “Fast and the Furious” mendon se mund të ndeshej realisht me ish kampionin e WWW.

Tyron Woodley, kampioni i UFC-së ka folur për TMZ Sports ku tha se Diesel është përballur me të dhe ka thënë se ‘mund të përballej’ dhe me aktorin e njohur si The Rock.

“Vin Diesel më sfidoi dje, pasi thashë se në një ndeshje mes tij dhe The Rock, unë do ia jepja fitoren The Rock. Kështu që ai u sul mbi mua. Jo në mënyrë të dhunshme, po kështu më tha. Ec more burrë se unë e mposht The Rock”, ka thënë Woodley.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi u raportua se Diesel dhe Johnson kishin lënë mëritë mënjanë për të firmosur për serinë e ardhshme të “Fast and the Furious”.

Top Channel