Juve bën detyrën ndaj Genoas

23/04/2017 00:00

Juventusi vazhdon marshimin drejt titullit kampion të radhës, duke mposhtur Genoan me rezultatin e pastër 4-0.

Bardhezinjtë kanë kaluar në avantazh me një autogol të Munoz në minutën e 18 dhe një minutë më pas kanë dyfishuar shifrat me anë të Dybala.

Mandzukiç ka çuar shifrat e pjesës së parë në 3-0, ndërsa Bonucci ka shënuar në minutën e 62-të golin që vendosi rezultatin final 4-0.

Me këtë tre pikësh, bardhezinjtë thellojnë në 11 pikë diferencën me Romën e vendit të dytë dhe tani mund të përqëndrohen totalisht në Ligën e Kampionëve, pasi Seria A duket e fituar.

Top Channel