Benteke hakmerret ndaj Liverpool

23/04/2017 00:00

Benteke hakmerret ndaj Liverpool-it duke i shënuar dy herë në “Anfield Road”, duke u hakmarrë ndaj ish ekipit të tij dhe dhënë fitoren 1-2, ekipit aktual Crystal Palace.

Të kuqtë kaluan në avantazh në minutën e 23-të me një supergol të brazilianit Coutinho, por nuk arritën të ruajnë këtë avantazh. Ish sulmuesi i Liverpool, Christian Benteke shënoi në minutën e 42-të golin e barazimit dhe më pas në të 72-ën, golin e fitores. 

Me këtë humbje ekipi i Klopp ka komplikuar sigurimin e një vendi në Ligën e kampionëve, për sezonin e ardhshëm.

Më herët, Manchester United u imponua 0-2 në transfertën ndaj Burnlit e tani skuadra e Murinjos është e pesta me 63 pikë, një më pak se City. Djajtë e Kuq shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë, me Runin dhe Herrerën dhe vulosën triumfin. 

Pas katër ditësh, ekipi i Mourinhos do të përballen me Manchester City-n, në një sfidë direkte, që do të jetë mjaft e rëndësishme në garën për një vend mes katër ekipeve që do të mund të kualifikohen në Ligën e kampionëve.

Top Channel