Kukësi e Skënderbeu, bëjnë detyrën

23/04/2017 00:00

Tirana rezistoi vetëm një pjesë loje në Kukës, sepse më pas vendasit arritën të shënojnë katër herë dhe të siglojnë rezultatin 4-1.

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana kishte ngushtuar diferencën me golin e Turtullit. Kjo fitore vazhdon ta mbajë Kukësin në krye të renditjes së Superligës, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit.

Sulmuesit e Skënderbeut bënë autokritikë në Laç dhe shënuan plot 5 gola ndaj vendasve, tre herë me Latifin dhe një me Xhejms dhe të fundit me Salihin, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit me anë të Mensah.

Korçarët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e thellë 0-3 dhe nuk e diskutuan për asnjë çast fitoren në takimin e sotëm. Me këtë fitore, Skënderbeu shkon përkohësisht në vend të dytë, në pritje të ndeshjes midis Teutës dhe Partizanit.

Nga ana tjetër, laçianët janë parakaluar në renditje nga Flamurtari, në luftën për të mos rënë nga Superliga.

Top Channel