Milan hap fals, Europa largohet

23/04/2017 00:00

Milani ka dështuar të mbajë ritmin e ekipeve italiane, që luftojnë për një vend në Europë.

As shtatë minutat shtesë të akorduara nga arbitri i ndeshjes, nuk mjaftuan që kuqezinjtë të shmangnin humbjen në San Siro, ndaj Empolit.

Miqtë fituan me rezultatin 1-2, duke shënuar një gol në çdo pjesë loje, ndërsa Milani ngushtoi diferencën me Lapadulën. Me këtë humbje Milani i largohet me pesë pikë Atalantës së vendit të pestë, duke komplikuar tej mase kualifikimin për në kupat e Europës.

Fitore tenistike 6-2, ka marrë edhe Lazio e Strakoshës, në ndeshjen e luajtur në Olimpico, ndaj Palermos. Dy gola nga Immobile, 3 nga Keita dhe një i riu Crecco, ishin autorët e golave për bardhekaltërit, ndërsa për Palermon shënoi dy herë Rispoli.
Portieri i kombëtares shqiptare vazhdon të aktivizohet si titullar te ekipi i Lazios dhe të dhurojë paraqitje të mira. 

Top Channel