Papa Françesku kritikon: Qendrat e refugjatëve, si kampe përqëndrimi

23/04/2017 00:00

Papa Françesku u kërkoi qeverive të botës të presin emigrantët dhe refugjatët jo nëpër qendra pritjeje, disa prej të cilave ai i krahasoi me kampet e përqëndrimit, dhe tha se disa marrëveshje ndërkombëtare mbi emigrantët shkelin të drejtat e njeriut.

Komentet e Papës erdhën gjatë një vizite në një bazilikë në Romë, ku ai takoi familje refugjatësh. Ai e ka bërë mbrojtjen e refugjatëve dhe emigrantëve, një nga shtyllat kryesore të periudhës së tij të drejtimit të Kishës Katolike. Papa lëvdoi vendet që kanë ndihmuar refugjatët dhe u kërkoi njerëzve në Italinë veriore të presin më shumë emigrantë, me shpresën se bujaria e Italisë së Jugut do të jetë ngjitëse.

“Le të shpresojmë që kjo bujari e jugut, Lampeduzës, Siçilisë etj, të jetë ngjitëse dhe të përhapet më në veri. Ne jemi një civilizim që lindim gjithnjë e më pak foshnja, por edhe u mbyllim dyert emigrantëve. Kjo quhet vetëvrasje”, tha Papa Françesku.

Ati i Shenjtë kujtoi në meshë takimin me një refugjat mysliman në ishullin grek të Lesbosit, vitin e kaluar, kur ai i kishte treguar sesi militantët islamikë i kishin prerë fytin gruas së tij të krishterë, pasi ajo kishte refuzuar të hidhte në tokë kryqin e saj.

Top Channel