450 euro gjobë turistit spanjoll

23/04/2017 00:00

Një turist spanjoll, Adrian Pino Oliveira, është hedhur në të famshmin shatërvan të Trevit në Romë, i mbuluar vetëm me një tunikë, që edhe atë e ka hequr më pas duke mbetur nudo.

Ai është ndaluar nga agjentët e policisë bashkiake, që e kanë detyruar të dalë nga shatërvani dhe e kanë gjobitur me 450 euro.

Spanjolli pretendonte se ishte një artist dhe kishte thënë se ishte futur nudo në shatërvan për t’u purifikuar.

Një tjetër episod i ngjashëm është regjistruar pak ditë më parë në sheshin e Spanjës, pavarësisht pranisë së forcave të rendit përreth.

Top Channel