Griezmann, në historinë e La Ligës me 100 golat e tij

23/04/2017 00:00

I kërkuar nga gjysma e klubeve europiane, që janë gati të sakrifikojnë miliona për ta bërë të ndryshojë fanellë në merkaton që hapet pas dy muajsh, Antoine Griezmann ka bërë vend në historinë e La Ligës këtë sezon.

Sulmuesi i Atleticos së Madridit arriti në shifrën e 100 golave në kampionatin spanjoll të futbollit, duke u bërë francezi i dytë që prek këtë sukses, pas bomberit të Realit, Karim Benzema.

Goli numër 100 i francezit në La Liga erdhi ndaj Espanyolit, në një pozicion të vështirë, por që prej debutimit të transalpinit me ekipin kryeqytetas spanjoll mund të numërohen me dhjetëra gola të bukur dhe veprime teknike që kanë bërë për vete tifozët.

Benzema arriti suksesin treshifror të golave përmes 202 paraqitjeve në fushë me “galaktikët”, krahasuar me 247 ndeshje që iu deshën Antoine Griezmannit, por më shpejt se këta të dy janë fenomenët e golave. Cristiano Ronaldos iu deshën 92 ndeshje për të arritur shifrën e 100 golave, ndërsa Messi kishte nevojë për 154 sfida.

Në krahasim me rivalët e tjerë të sulmit, Griezmann ka një dobësi nga pika e penalltisë. Jo më kot statistikat tregojnë se francezi ka shënuar vetëm një herë nga pika e bardhë e 11 metrave. Griezmann bëri debutimin me Atleticon në gusht të vitit 2010, ndaj Real Sociedad.

Top Channel