Futbolli i femrave, Vllaznia shpallet kampione. Mposht Apoloninë

23/04/2017 00:00

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë për herë të katërt në futbollin për femra.

Ndonëse duhen edhe dy javë nga fundi i kampionatit, pas fitores së ditës së shtunë 2-0 ndaj Apolonisë së vendit të dytë, ajo e ka siguruar titullin matematikisht, pasi e ka çuar në 10 diferencën e pikëve.

Ndeshja ndaj ekipit fierak është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, por sa i përket aspektit sportiv dhe nivelit të treguar gjatë të gjithë sezonit, kjo nuk ka qenë ndeshja më e mirë e vajzave kuqeblu.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ndërkohë që në 45 minutat e dyta janë shënuar të dy golat, me anë të Mujës dhe Franjës, për këtë sukses të radhës. Kjo fitore merr edhe më shumë vlerë, pasi vjen ndaj kundërshtares së vendit të dytë, që i jep mundësinë vajzave shkodrane të fitojnë titullin.

Top Channel