Meta: LSI, garanci për stabilitetin

23/04/2017 00:00

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar me të rinjtë e njësisë nr. 7 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij ai tha se Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset.

“Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset. Shqipëria evropiane duhet të ofrojë mundësi të reja. Për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të gjithë të kenë një shans për një arsim më të mirë e për punë më të mirëpaguara. LSI-ja qëndron qartë si faktori më i qëndrueshëm më stabilizues. LSI nuk vendos interesat e ngushta përpara interesit të vendit”, tha Meta.

Top Channel