Presidencialet, Franca voton nën frikën e terrorizmit

23/04/2017 00:00

Franca zhvillon sot ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale në një Francë që në qendrat e votimit kanë shkuar ende të shokuar nga sulmet e fundit terroriste dhe një pasiguri të madhe për rezultatin e mundshëm.

Sondazhet shohin 4 kandidatë, Le Pen, Melenchon, Fillon dhe Macron, në fletën e votimit dhe të gjithë me mundësinë e një balotazhi. Ndërkohë efektivët e sigurisë franceze në vigjilencë maksimale mbi rrezikun xhihadist.

Në javën e fundit sondahzet kanë treguar një thellim të distancës mes kandidatit të pavarur të qendrës Emmanuel Macron dhe lideres ultra të djathtë, Marine Le Pen, konservatorit François Fillon dhe kandidatit të majtë radikal Jean- Luc Melenchon që është ndalur pak. Sipas mesatares së 11 sondazheve në ditët e fundit, që janë bërë para sulmit të Chamsps Elysees, Macron ka 23%, i ndjekur nga Le Pen me 22.4 %, Fillon me 20% dhe Melenchon me 18.5%. Marzhi i gabimit është me 2-3 pikë.

Vëmendje maksimale ka siguria në vend. Rreth 50 mijë agjentë policie dhe nga xhandarmëria, bashkë me 7 mijë ushtarë janë vendosur për të përforcuar sigurinë në mbi 65 mijë qendra votimi në të gjithë vendin. Gjithashtu janë parashikuar më shumë kontrolle dhe verifikime dokumentesh në hyrje të tyre, për të verifikuar ata që kanë emrat në listën e votimit.

Top Channel