Big Brother 9, dalin Sidrita dhe Ervini

23/04/2017 00:00

Konkurimin në Big Brother nuk e vazhdon më Ervini dhe Sidrita. Ata kanë qenë më pak të votuarit nga publiku për të qendruar në shtëpi.

“Çifti që do të largohet janë Ervini dhe Sidrita”, komunikoi Arbana vendimin e publikut.

“Kjo ishte një lojë dhe unë mora triumfin tim që është Ervini”, tha Sidrita.

Ndërsa në televotim shkojnë Fiorentina dhe Olsi, Kei dhe Vivi, Dona dhe Musa.
Në ndryshim nga javët e shkuara çifti lider për këtë javë u zgjodh nga Big Brother. Xheni dhe Bernard janë të zgjedhurit, pasi banorët diskutuan gjatë javës, duke mos qenë individualë në votimin që do të bënin.
Ndërkohë për çiftin Xheni-Bernard telenovela vazhdon.

“Pra, dashuria për Xhenin Bernard po rritet”, e pyeti Arbana.

“Po, pra po”, u përgjigj Bernardi.

Nga qendrimi në burg një pjesë të javës që lamë pas banorët mësuan disa të vërteta sipas tyre

“Arrita të kuptoj që isha lidhur shumë shumë me Armelën”, rrëfeu Damiano.

Por gjatë kësaj jave xhelozi të vogla kanë mbizotëruar shtëpinë.

“Thjesht të më respektojë sepse unë publik dikur kam qënë vet”, tha Fiorentina.

“Unë këtë lojë nuk do e shihja vetëm pa ty, kështu që le të mendojë çfarë të dojë”, u përgjigj Olsi.

Gjatë mbrëmjes së spektaklit shumë prej banorëve kanë marë surpriza. Ervini nga miqte e tij për ditëlindje. Lupce dhe Katerina nga nënat e tyre.  Dhe Damianon  e vizitoi gjyshja e tij, pas rrëfimit të fëmijërisë së tij të vështirë për shkak të dhunës në familje.

Xheni, Sidrita dhe Lupce kaluan me sukses provën pranë vaskes të mbushur me bretkosa duke përfituar kështu për shtëpinë buxhet të plotë.

Kësaj rradhe ne kolltukun e opinionisteve u ulen Vesa dhe Big Basta.

Top Channel