Luftëtari respekton parashikimet, kthehet tek fitorja

22/04/2017 00:00

Luftëtari respekton parashikimet dhe mund me shumë lehtësi Korabin e vendit të fundit, duke u rikthyer tek fitorja.

Në “Elbasan Arena” skuadra gjirokastrite e mbylli sfidën 4-0, në një ndeshje ku mund të kishte një gol më shumë nëse Beqiri do të kishte shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e ‘8 të sfidës.

Golin e parë për Luftëtarin e shënoi Brahimaj në minutën e ’30, me një gjuajtje nga jashtë zone që gjeti edhe devijimin e një prej mbrojtësve të Korabit.

Shpërthimi i skuadrës gjirokastrite ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes kur u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Dejvi Bergu me goditje dënimi i çoi shifrat në 2-0, rezultat ky që qëndroi i tillë deri 6 minuta nga fundi kur Luftëtari shënoi golin e tretë me Bengui.

Ai që fiksoi rezultatin 4-0 ishte Reginaldo, me golin e shënuar në minutën e ’88 dhe gjirokastritët tashmë e shohin veten në kuotën e 39 pikëve.

Top Channel