Pakti “idiot”, SHBA do ta respektojë me Australinë

22/04/2017 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan se do të respektojnë paktin për risistemimin e emigrantëve me Australinë.

Dikur, presidenti Donald Trump e cilësoi një idiotësi paktin që u arrit me administratën e shkuar amerikane, por pavarësisht këtij cilësimi, tashmë ka vendosur ta çojë deri ne fund.

Sipas marrëveshjes, Australia mund të dërgojë deri në 1250 azilkërues në SHBA. Në këmbim, administrata e kryeministrit australian Malcolm Turnbull ra dakord që të risistemojë njerëz nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori që kanë kërkuar azil në SHBA.

Pas bisedimeve me Trunbull, zëvendës presidenti amerikan Mike Pence tha se SHBA do të respektojë marrëveshjen, por jo detyrimisht do ta pëlqejë. Australia ka refuzuar që të pranojë në territorin e saj azilkërkuesit shumica e të cilëve janë nga Iraku, Afganistani dhe Irani.

Këta njerëz mbahen në qendra procesimi në kombet ishuj të Naurut dhe Papua Guinesë së Re dhe për këtë Australia është kritikuar nga Organizatat për të Drejtat e Njeriut.

Pakti me SHBA i zgjidh problemin Australisë, pasi të gjithë këta njerëz do të dërgohen në Amerikë, megjithëse Shtëpia e Bardhë tha se procesi i Vettingut të tyre do të jetë ekstrem.

Top Channel