Francë, tjetër sulm ndaj policisë

22/04/2017 00:00

Duke bërtitur dhe me thikë në dorë, një burrë u përpoq të sulmojë një patrullë xhandarmërie në një stacion hekurudhor në Francë.

Ngjarja e radhës në serinë e sulmeve terroristë në Gare du Nord në Paris nën syrin e morisë së pasagjerëve që po bëheshin gati për të udhëtuar drejt Lilës.

Fatmirësisht, policia dhe e tjera të sigurisë kanë ndërhyrë në kohë duke neutralizuar agresorin.

Megjithatë, ngjarja shkaktoi panik tek të pranishmit, ndërsa stacioni u mbyll dhe të gjitha linjat hekurudhore në drejtim të tij u pezulluan.

Autoritetet nisën kontrollin e imtësishëm të të gjithë zonës përreth duke përdorur edhe qentë anti-eksploziv.

Top Channel