Dita e Tokës, aksion pastrimi në Shkodër

22/04/2017 00:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës, kanë ndërmarrë një aksion masiv në pastrimin e disa zonave turistike si Ura e Mesit, Kalaja, Ura e Bunës dhe Velipojë.

Në këtë nismë vullnetare e ideuar nga KESH me mbështetjen e shkollave të qytetit morën pjesë rreth 150 përsona.

Pastrimi ka nisur tek zona muzeale pranë Urës së Mesit, ku janë hequr me dhjetra thasë me mbeturina.

Përfaqësuesja e Drejtorisë së Arsimit, Eliona Aliaj shprehet se kjo nismë kërkon të ndërgjegjësojë komunitetin, që të tilla aktivitete të zhvillohen sa më shpesh për një mjedis sa më të pastër.

Pas pastrimit tek Ura e Mesit, aksioni ka vazhduar tek Ura e Bunës, në Kalanë e Rozafës dhe është mbyllur në fund në plazhin e Velipojës.

Top Channel