Juventusi blen mesfushorin Betancur

22/04/2017 00:00

Pa përfunduar ende ky sezon, në të cilin Juventusi lufton për Champions League, kampionat dhe Kupë Italie, klubi bardhezi ka zyrtarizuar blerjen e radhës për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Rodrigo Bentancur, mesfushor 20-vjeçar argjentinas, i cili ka firmosur një kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2022.

Betancur ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane pas paraqitjeve të tij të mira me Boca Juniors, klub që përfitoi 9,5 milionë euro nga shitja e tij.

Top Channel