Eva tregon trupin e tonifikuar

22/04/2017 00:00

Të enjten përgënjeshtroi lajmin se është shtatzënë dhe disa ditë më vonë Eva Longoria vërtetoi me fakte se nuk po pret aspak një fëmijë.

Aktorja 42-vjeçare dukej fantastike me bikini gjatë pushimeve të saj në Hauai. Ajo shoqërohej në plazh nga bashkëshorti Jose Baston.

“Pashë disa foto të vetes time me vërtetë e shëndoshë në një varkë. Dua të them që gjithçka që bëra ishte se hëngra djathë”, u thotë ajo ndjekësve të saj në Snapchat, mes të qeshurave.

Fotot e të hënës u bënë virale në internet duke spekuluar se ajo dhe bashkëshorti prej një viti, Jose Baston janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel