Nigeri, gjejnë vdekjen teksa shihnin futboll. 30 viktima

21/04/2017 00:00

Rreth 30 persona humbën jetën pas një incidenti me energjinë elektrike, ndërsa shihnin një ndeshje futbolli në qytetin bregdetar Kalabar, në Nigeri.

Një grup i madh tifozësh ishin mbledhur në një sallë të improvizuar sporti, në një zonë të varfër të qytetit, kur papritur shpërthimi i një transformatori elektrik dhe kabllot shkaktuan tragjedinë.

Një gazetar, që ishte në skenën e incidentit, tha se kabllot prekën mjetet metalike dhe çatinë, duke karbonizuar pjesën më të madhe të njerëzve që po ndiqnin kohën shtesë të ndeshjes së Europa League, mes Manchester United dhe Anderlecht.

Policia nigeriane raportoi një numër më të vogël viktimash zyrtarisht, por trupat e rikuperuar dhe dëshmitarët mund ta rëndojnë edhe më tej bilancin e 30 të humburve.

Në sallën ku ndodhi shpërthimi i transformatorit, tifozët nigerianë në Kalabar paguanin një euro në javë për të ndjekur ndeshjet më të rëndësishme të futbollit.

Top Channel