Ndahet nga e gruaja, por i dërgon kartolina qenit

21/04/2017 00:00

Shkaqet e divorceve mes çifteve mund të jenë të shumëllojshme dhe jo gjithmonë arrihet një kompromis i drejtë mbi atë se çfarë i takon burrit, apo gruas.

Por marrëdhënia pas divorci e një ish-çifti në Teksas është paksa e çuditshme.

Rebecca dhe Frankie Hernandez janë ndarë prej dy vitesh, por dashuria e përbashkët për qenin e tyre duket se i ka futur në rrugën e ribashkimit.

Edhe dy vite pas divorcit Frankie vijon ta dojë qenin e tij, madje i dërgon edhe kartolina urimi për ditëlindje.

Por kartolina e dërguar këtë 1 prill, ka rindezur emocionet e vjetra për Rebecca-n teksa lexonte letrën e ish-bashkëshortit për qenin e tyre Apollo.

“Është e çuditshme se si kjo po na afron sërish bashkë”, ka deklaruar Rebecca për Huffington Post që shton se pasi ka postuar imazhe të kartolinës që u shndërrua në virale ka biseduar në telefon me Frankie.

Top Channel