Publiciteti i fundit i Calvin Klein

21/04/2017 00:00

Regjisorja Sofia Coppola ka mbledhur një varietet femrash për fushatën e re të veshjeve intime të “Calvin Klein”, ku shfaqen gra të moshës nga 18 vjeç e deri te 73-vjeçarja Lauren Hutton.

Bashkë me Hutton, yjet vetëm njëminutëshe të reklamës janë Rashida Jones, Maya Hawke, Chase Sui Wonders, Nathalie Lobe, Laura Harrier dhe Kirsten Dunst, të gjitha zgjedhje personale të Coppolas.

Kjo e fundit thotë:

“Unë e dashuroj idenë amerikane të Calvin Klein. Kujtoj spotet e vjetra me Andie MacDowell, imazhet e viteve ’90 të Kate Moss. Mendoj se ato imazhe kanë ndikuar shumë në vitet e mia të formimit”.

Coppola thotë se qëllimi i saj është të bëjë të kundërtën e asaj që ne shohim normalisht në reklamat e veshjeve intime dhe se donte të tregonte gra të mençura, simpatike, me trupa realë, tërheqës.

Top Channel