Christian Dior ka lançuar dyqanin e ri të tij në Tokio të mërkurën, duke nxjerrë në pah imazhin e ri të stilistes së parë femër të shtëpisë së modës, Maria Grazia Chiuri.

Kjo e fundit, e cila është bërë pjesë e Diorit në korrik të vitit të kaluar, pas dy dekadash te Valentino, ka kombinuar një stil që është frymëzuar nga lulëzimi i famshëm i qershive japoneze dhe fustaneve të famshme të “2953”-shit të Diorit, Jardin Japonais, duke shpresuar se pozicioni i saj, si e para stiliste femër e Diorit, do të sjellë një mesazh pozitiv edhe për gratë e tjera, se gjithçka është e mundur.

Përveç prezantimit të 8 modeleve të reja nga Chiuri, në një pasarelë në një qendër luksoze tregtare të Tokios, Dior e shfrytëzoi rastin edhe për të prezantuar koleksionin Vjeshtë 2017 nga linja e meshkujve, “Dior Homme”, për të parën herë në dyqane.

Butiku i ri i Diorit zë 5 kate të tëra në “Ginza Six”, qendra më e madhe dhe më e re tregtare në Tokio me 241 dyqane, mes të cilave edhe Celine, Saint Laurent dhe Valentino.

Top Channel