Një minutë heshtje për futbollistin që ishte në fushë

21/04/2017 00:00

Shumë e çuditshme ajo që ndodhi në ndeshjen e Kupës Libertadores mes Independiente de Santa Fe dhe Santos, takim që përfundoi 0-0.

“Zonja dhe zotërinj, ju lutem, ngrihemi në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje në nder të Ricardo Oliveira, lojtarit të Santosit. U prehsh në paqe”, tha folësi i stadiumit “Nemesio Camacho El Campin”, në Bogota të Kolumbisë.

Në fakt, Ricardo Oliveira, ish-sulmues i Milanit në fund të viteve 2000, ishte në fushën e lojës, gati për të nisur ndeshjen. Minuta e heshtjes ishte për Alexandre de Carvalho Kaneco, ish-futbollist i Santosit në vitet ’60, që ndërroi jetë në datën 18 prill.

Gjithsesi, vetë Oliveira nuk e kuptoi fare atë që ndodhi. Kur u pyet pas ndeshjes, tha: “Sinqerisht, nuk e vura re. Do e shikoj më vonë videon”.

Top Channel