Rama: Më 18 qershor të rrëzojmë murin e padrejtësisë

20/04/2017 00:00

Në takimin me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qarkun e Durrësit, Kryeministri Edi Rama u kërkoi votën më 18 qershor për të vijuar, siç tha ai rrugën e transformimit të Durrësit dhe gjithë vendit.

Rama përmendi një sërë reformash, përfshirë këtu edhe atë në arsim.

“Tani, për të gjithë ata që nuk duan të shkojnë në universitet, kemi arsimin profesional  për të patur një profesion, një punë dhe të mos punojnë më në bingo e lloto”, tha ai.

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ai foli për një mur që po pengon ecjen e vendit përpara.

“Ai është muri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që janë të lidhur me çadrën. Ndaj më 18 qershor, ta rrëzojmë këtë murë duke votuar për Partinë Socialiste”, vijoi ai.

Sipas Kryeministrit, Partia Socialiste është partia që udhëheq një transformim historik dhe vota e 18 qershorit nuk vendos një mandat 4-vjeçar, por vendos sesi do të jetë Shqipëria që ne duam.

Top Channel