Pamjet satelitore, lojë volejbolli në sajtin bërthamor të Koresë së Veriut

20/04/2017 00:00

Prej muajsh, sajti bërthamor koreano-verior “Punggye-ri” është nën vëzhgim. Të gjithë, në kërkim të të dhënave të mundshme për përgatitjen e një testi të ri. Por, ajo që është zbuluar orët e fundit përbën në të vërtetë një surprizë.

Fotot satelitore kanë treguar një aktivitet të pazakontë: grupe personash të angazhuar në atë që ngjason me një lojë volejbolli. Imazhet janë shpërndarë nga “38 North”, institut studimesh në Universitetin “John Hopkins”, që ndjek me shumë vëmendje krizën në gadishull.

Sipas analistëve, ndoshta regjimi po kërkon të dërgojë një mesazh, me teknikët që luajnë, në vend që të merren me impiantin. Në këtë mënyrë, testi i pritshëm bërthamor mund të mos jetë i shpejtë. Por, në të njëjtën kohë, mund të ndodhë edhe e kundërta. Ndoshta koreano-veriorët duan të ngatërrojnë kundërshtarët, gjë që ka ndodhur edhe në vitin 2012 në një bazë lëshimi, pak para testit.

Ose, ose, nënshtetasit e Kim Jong-unit po tallen me ata që i mbikëqyrin. Një ngatërresë pistash, që konfirmon vështirësinë në interpretimin e strategjisë dhe taktikave të regjimit komunist të vendit aziatik.

Ndeshjet e regjistruara janë mbajtur në zona të ndryshme të sajtit, në sheshin para zyrave administrative, para kapanoneve ku flenë ushtarët, si dhe në qendër të komandës. E dukshëm, koreano-veriorët e dinin se satelitët do të fiksonin skenat.

Pas paradës së madhe të pak ditëve më parë janë rishfaqur spekulimet për aktivitete të reja bërthamore në “Punggye-ri”, përfshirë edhe mundësinë e një testi më 25 prill. Situatë kjo e frikshme, pasi mund të detyrojë Shtetet e Bashkuara të reagojnë.

Edhe pse ditët e fundit, peshorja, pavarësisht tensioneve, po anon nga diplomacia. Në rajon, sidoqoftë, njësitë ushtarake janë në gatishmëri dhe aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson”, pas konfuzionit për misionin e saj, po i afrohet kuadratit korean.

Lëvizje që ka nxitur një mori polemikash, e madje edhe sarkazmë mbi Shtëpinë e Bardhë, që akuzohet se ka pretenduar se “task forca” ndodhej në zonë, kur në fakt ajo ishte rreth 3.500 milje larg.

Top Channel