Sërish dhunë, tifozët sulmojnë ekipin argjentinas

20/04/2017 00:00

Skuadra argjentinase e Union Totora u bë viktimë e dhunës në ndeshjen e zhvilluar në Concepcion të Uruguajit. Futbollistët e kësaj skuadre u sulmuan nga lojtarët dhe tifozët e ekipit rival Parque Sur, me këtë të fundit që arritën deri aty sa të hidhnin edhe gurë në drejtim të tyre.

Sipas medias vendase, në këtë dhunë të shfaqur u bënë pjesë edhe anëtarët e stafit teknik të Parque Sur, një situatë kjo që kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të policisë. Kjo e fundit përdori sprajin me piper për të ndarë tifozët e zemëruar, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë arrestim të kryer.

Incidentet ndodhën vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë kur një tifoz argjentinas humbi jetën pasi disa persona e hodhën në tokë nga tribuna gjatë një ndeshje të Divizionit të Parë.

Dhuna në futboll është një fenomen i zakonshëm në Argjentinë. Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Joqeveritare; ‘të Shpëtojmë futbollin’, që nga viti 1922 e deri tani, mbi 315 persona kanë mbetur të vdekur nga dhuna e shfaqur në futbollin e vendit amerikano latin.

Top Channel