Meta: Arsim për punësim, të shtojmë praktikat mësimore

20/04/2017 00:00

Kreu i LSI-së Ilir Meta është takuar me të rinjtë e Fierit që studiojnë në gjimnazet profesionale. LSI tha ai ka programin e veçantë në arsim “Mëso dhe Fito”.

Ky program është për të mësuar njohuritë e duhura, në mënyrë që secili të fitojë një punë dinjitoze dhe të mirëpaguar.

“Motoja e LSI, arsim për punësim, është shumë vendimtare dhe praktike. E rëndësishme për të ardhmen, të përmirësojmë kurrikulat në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Duhet të shtojmë praktikat mësimore në ambientet e punës. LSI do të bëj çdo gjë për të mbështetur arsimin e të rinjve”, është shprehur z. Meta.

Top Channel