Titulli i Europa League, në fokus të Manchester United

19/04/2017 00:00

Me fokusin në trofeun që nuk e synonte në startin e sezonit, Manchester United do të impenjohet në një tjetër ndeshej të Europa League, këtë herë në kthimin e çerekfinaleve ndaj Anderlehtit.

Djajtë e Kuq barazuan 1-1 në Bruksel por edhe pse mund të kalojnë me një barazim pa gola në Old Trafford, kualiteti ofensiv i bën të synojnë të mbyllin llogaritë për të evituar surpriza të pakëndshme.

“Në një klub kaq të madh si Manchester United, kur nuk Europa League nuk ke një motivim të lartë, por në këtë pikë të kompeticionit ku kemi arritur mendoj se jemi të përqendruar. Romero nuk është portieri im për Europa League, por ai që do të luajë të enjten. Nëse nuk pësojmë gol atëherë kalojmë, e këtu mbështetemi te rekordi në këtë turne që është perfekt” tha trajneri Hoze Murinjo.

Zlatan Ibrahimovic nuk u preferua ndaj Çelsit, por pritet të marrë vendin në qendrën e sulmit të të kuqve në Old Treford.

Eksperienca e suedezit dhe dëshira për të hyrë në Champions, janë motivime të mjaftueshme që shtatlarti të ketë grintën e mjaftueshme ndaj belgëve. Mancester Junaitid do të duhet të bëjë sërish pa Chris Smalling, Phil Jones dhe Juan Mata ndërsa janë në dyshim Wayne Rooney e Lingard.

Top Channel