I dënuar për vrasje, ish-futbollisti vetëvritet në burg

19/04/2017 00:00

I dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje për motive të dobëta, ish-futbollisti i njohur i NFL, Aron Hernandez vendosi në mënyrë tragjike t’i jepte fund jetës këtë të mërkurë.

Ish lojtari më i spikatur i Nju Inglënd Petriots, vari veten në një qeli ku po shlyente dënimin për vrasje, vetëm pak ditë pasi apeli i tij u rrëzua, e që i hoqi vetëm një akuzë vrasje.

Hernandez 27 vjec, ishte një yll në ngjitje në futbollin amerikan, kur u arrestua në qershor të vitit 2013 pasi vrau një të njohur pranë banesës në Masacusets.

Viktima ishte ndaluar për vrasjen me armë zjarri të futbollistit gjysmë profesionist Odin Lloid, dhe asokohe bënë xhiron e botës imazhet e përlotjes së tij në sallën e gjyqit kur u shqiptua vendimi.

Ish ylli i Nju Inglënd vari veten në një dritare në burgun e Shirli, pasi më parë kishte bllokuar portën me mjete të rënda për të evituar ndërhyrjen e mjekëve. Hernandez ishte rritur në një lagje geto në Bristol dhe asnjëherë nuk ishte shëkputur nga lidhjet e tij me krimin që e shoqëronte prej adoleshencës.

Top Channel