Egjipt, prezantohet statuja e Ramses

19/04/2017 00:00

Egjipti prezantoi statujën gjigante prej graniti të faraonit Ramses i II-të, pas përfundimit të punimeve restauruese.

Kur u gjet mes viteve 1958 dhe 1960, ajo ishte e copëtuar në 57 pjesë, por procesi i restaurimit nisi vetëm në nëntor të 2016-s. 11 metra e lartë dhe me një peshë prej 75 tonë, statuja u prezantua në tempulin “Luxor” disa orë pas zbulimit të një varri mbi 3.000-vjeçar.

Varri që i përkiste Userhatit, një gjykatës që kishte jetuar në epokën e perandorisë së re, është një prej zbulimeve më të rëndësishme të kohëve të fundit të relikeve antike në Egjipt, me të cilat autoritetet synojnë të ringjallin biznesin turistik, i goditur nga paqëndrueshmëria politike.

Sipas ekspertëve, varri ka një strukturë në formë “T”-je dhe përbëhet nga një kopsht i hapur që çon drejt një salle drejtkëndore, një korridor dhe një dhomë të brendshme ku u zbuluan sakrofagë me 6 mumje brenda.

Ministri egjiptian i Antikiteteve, Khaled El-Enany shpjegoi se, pavarësisht përmasave të kufizuara të varrit bëhet fjalë për një zbulim shumë të rëndësishëm.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel