I hynë në dhomat e zhveshjes Kassait, policia nxjerr 3 futbollistë të Bayernit

19/04/2017 00:00

Tensioni në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Santiago Bernabeu” ishte tej mase i lartë dhe protagonistë u bënë futbollistët e Bayern Munchen.

Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, Vidal, Lewandowski dhe Thiago Alcantara hynë në dhomën e arbitrit Kassai dhe të asistentëve të tij, duke i akuzuar për favorizim të Realit të Madridit. U desh ndërhyrja e policisë për t’i larguar të 3 futbollistët e skuadrës bavareze.

Akuzat e futbollistëve u bënë të forta në intervistat pas ndeshjes,me kilianin që ishte më i ashpri në deklaratat e tij.

“Kur të vjedhin një ndeshje në këtë mënyrë është e vështirë për t’u pranuar”, deklaroi Vidal.

“Dy gola në pozicion jashtë loje, Casemiro duhej të kishte dalë me karton të kuq para meje. Diçka që nuk duhet të ndodhë në Champoions. Me rezultatin 2-1, Reali u tremb dhe arbitri nisi spektaklin e tij. Meritonim të kualifikoheshim. Reali nuk po duronte dot më. Dukej qartë që arbitri na eliminoi”, tha kiliani.

Top Channel