ATP Monte Carlo, kualifikim me vuajtje për Djokoviç

19/04/2017 00:00

Novak Djokoviç vuajti, por arriti të kualifikohet për në raundin e tretë të turneut “Masters” të Monte Carlos.

Tenisti serb mundi Gilles Simon me rezultatin 2-1, në një ndeshje që zgjati 2 orë e 33 minuta. Numri dy i botës arriti të fitojë setin e parë 6-3, por francezi iu kundërpërgjigj në të dytin, duke e fituar me të njëjtin rezultat 6-3.

Seti përfundimtar ishte më emocionuesi. Simon arriti të fitojë dy herë me shërbimet e Djokoviç dhe në rezultatin 5-4 shërbente për të fituar ndeshjen. Por tenisti serb nuk e lejoi që kjo të ndodhë dhe e ktheu situatën në favorin e tij, duke fituar 3 “game”-t e fundit, për të mbyllur setin 7-5 dhe krejt ndeshjen 2-1.

U kualifikua për në raundin e tretë edhe David Goffin, i cili eliminoi spanjollin Nicolas Almagro, duke e mundur 2-0. Goffin u shfaq superior ndaj rivalit të tij, duke i fituar setet me rezultatin 7-5, 6-1.

Top Channel