Kur ‘twerk’ të merr më qafë (VIDEO)

19/04/2017 00:00

Një vajzë që bën ‘twerk’ në rrugë është bërë shkak i një aksidenti mes dy drejtues mjetesh, të shpërqëndruar nga kërcimet e saj.

Pamjet tregojnë vajzën që bën twerk para se të përplaseshin një motor dhe një makinë para saj.

Video është xhiruar me telefon, dhe fillon me kërcimin e vajzës në një rrugë të qetë, ku kalojnë disa makina pa asnjë incident.

Teksa tund të pasmet, një motor dëgjohet në sfond. Papritur, motoi përplaset me një mjet që do të kthehej majtas dhe në pamje duket motoçiklisti që fluturon në ajër. Video mendohet të jetë xhiruar në Ukrainë. Por nuk ka asnjë të dhënë për gjendjen e motoristit.

Top Channel