Ylli francez, një tjetër alternativ për sulmin kuqezi

19/04/2017 00:00

E ardhmja e Carlos Bacca duket larg Milanit dhe për të zëvendësuar kolumbianin në vijën e parë të sulmit, kuqezinjtë kanë nisur “gjuetinë” dhe në skenë kanë dalë disa emra të mëdhenj.

Në krye të listës së drejtuesve të rinj kuqezi është emri i sulmuesit të Dortmund Aubameyang, ndërsa së fundmi kanë dalë në skenë emra si Morata apo edhe Benzema.

Por “Corriere dello Sport” shkruan se Milani po interesohet edhe për yllin e Lionit, Lacazette, i cili shihet si futbollisti i duhur për t’i besuar sulmin kuqezi.

Ndërkohë, ende nuk ka ardhur firma për rinovimin me Suso-n, një prej lojtarëve që po mban një peshë të madhe në Milanin e këtij sezoni. Mes agjentit të lojtarit dhe Galliani-t pati një marrëveshje për rinovim, por me ndryshimin e presidencës gjërat kanë ndryshuar dhe palët kanë kërkuar kohë për të nënshkruar rinovimin.

Top Channel