Zidane e pranon: Arbitri kushtëzoi ndeshjen

19/04/2017 00:00

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka tentuar t’i japë fund polemikave duke pranuar se takimi i luajtuar “Santiago Bernabeo” u kushtëzua nga vendimet e arbitrit.

“Është e vërtetë që ndeshja e sotme u ndikua edhe nga vendimet e gjyqtarit, por nuk më pëlqen të komentoj vendimet e arbitrave. Në harkun e dy ndeshjeve, por edhe shtesave, mendoj se e kemi merituar këtë kualifikim”, tha trajneri francez.

Më pas tekniku madrilen vlerëson bavarezët, si kundërshtari më i fortë i Championsit dhe ndihet i lumtur që i ka eliminuar. ” Kemi luajtur kundër më të fortëve dhe kemi besuar deri në fund, ndaj mendoj që e kemi merituar kualifikimin. Ronaldo shënoi sërish tre gola dhe u tregua deçiziv edhe sot”, tha Zidane.

Zizu nuk pranoi të zbulojë bisedën mes tij dhe Ancelottit, në përfundim të ndeshjes dhe u shpreh se do të preferonte që të përballej me Juventusin në gjysmë-finale.

Top Channel