SHBA, vetëvritet pas ndjekjes “vrasësi i Facebook”-ut

18/04/2017 00:00

Policia amerikane tha se i dyshuari që vrau një të moshuar në Ohio dhe e postoi aktin makabër në Facebook, u vetëvra.

Autoritetet në Pensilvani thanë se agjentët diktuan Steve Stephens në kontenë Erie të martën, por pas një ndjekjeje të shkurtër, ai drejtoi armën nga vetja.

37-vjeçari Stephens kërkohej pas videos që publikoi në Facebook, ku shfaqej mjaft qartë duke vrarë 74-vjeçarin Robert Godwin në rrugë dhe pa asnjë arsye.

Autoritetet amerikane thanë se zbulimi i Stephens në Pensilvani nuk ishte një rastësi, pasi ata kishin gjurmuar sinjalin e telefonit të tij celular. Hetuesit e policisë thanë se do të donin ta kishin kapur gjallë Stephensin për të zbuluar shkaqet e aktit të tij.

Mediet amerikane raportojnë se Stephens kishte probleme me kumarin dhe duket se vrasja e të moshuarit ishte rastësore dhe jo e planifikuar. Ai thjesht ishte në vendin e gabuar, në momentin e gabuar.

Ndërkohë, kritikat vazhdojnë për rrjetin social Facebook, pasi kompania e hoqi videon nga serverat e saj shumë orë pas ngjarjes, pavarësisht lajmërimeve të shumta që kishte marrë nga njerëz të ndryshëm.

Top Channel