Francë, dy të arrestuar. Planifikohej sulm para zgjedhjeve

18/04/2017 00:00

Dy francezë u arrestuan në qytetin port në jug të francës, Marsejë, nën akuzat se planifikonin një sulm të dhunshëm para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, më 23 prill.

Ministri i Brendshëm francez në detyrë, Matthias Fekl tha në Paris se dy francezët e radikalizuar, të lindur në 1987-n dhe 1993-shin, kishin planifikuar një sulm në territor francez ditët e ardhshme.

“Mund të them se shërbimet tona të emergjencës dhe policia kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer dhe kanë bërë të mundur ndalimin e dy personave, që tani do të përballen me drejtësinë”, tha Hollande.

Burime policore thanë se dy të arrestuarit ishin radikalizuar gjatë qëndrimit të tyre në burg, vite më parë. Policia kreu kontrolle në apartamentin e tyre të marrë me qira. Ministri i Brendshëm, ndërkohë, tha se kontrollet e policisë dhe masat e sigurisë përgjatë zgjedhjeve janë intensifikuar.

Top Channel