F1, arrestohet për mashtrim drejtori i “Force India”

18/04/2017 00:00

Arrestohet Drejtori i Përgjithshëm “Force India” në Formula 1, Vijay Mallya. 61-vjecari u ndalua nga policia angleze për llogari të qeverisë indiane dhe mund të ekstradohet në vendin e tij, ku akuzohet pë mashtrim.

Një grup prej 17 bankash në Indi kanë ngritur padi ndaj Mallya për mosshlyerje të një kredie që kap shifrën e frikshme 1.3 miliardë Euro. Shefi i skuadrës “Force India” doli para gjykatës ku iu komunikua masa e marrë ndaj tij.

Shuma e marrë nga bankat do të përdorej për financinimin e bizneseve të tij, sidmos për kompaninë fluturimeve Kingfisher Airways, tashmë e falimentuar.

Gjithsesi, sipas ekspertëve ligjiorë operacioni i ekstradimit të tij paraqitet kompleks, sepse Vijay Mallya ka edhe pasaportë britanike.

Mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të ketë arrestimi i tij në ecurinë e “Force India”, që pas tre garave të para të botërorit të Formula 1 renditet e katërta për kontrsuktorë, me pilotët Sergio Perez dhe Estaban Ocon që kanë grumbulluar respektivisht 14 dhe 3 pikë.

Top Channel