“Cicërima” optimiste e Barcelonës

18/04/2017 00:00

Në Barcelona besojnë fort tek përmbysja e rezultatit 3-0 ndaj Juventusit të mërkurën dhe kanë se ku bazohen për këtë.

Katalanasit arritën të pamundurën ndaj PSG-së, kur zhvlerësuan 6-1 humbjen 4-0 në fushën e francezëve, por nuk është vetëm kjo.

Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter u shtoi kurajon dhe shpresën tifozëve të vet, kur publikoi një “cicërimë” jo pak paralajmëruese për Juventusin.

“7-0, 4-0, 4-0 dhe 6-1”, shkruan klubi katalanas duke sqaruar me një përshkrim të shkurtër poshtë domethënien e këtyre shifrave.

“Rezultatet e ndeshjeve në Camp Nou për Ligën e Kampionëve janë optimiste”, thuhet aty. 

Barcelona e ka shfrytëzuar faqen zyrtare në Tëitter për të provokuar Juventusitn para ndeshjes së kthimin çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Top Channel