Terry ikën nga Chelsea, pas 20 vjetësh

18/04/2017 00:00

John Terry do t’i japë lamtumirën Chelsea në fund të këtij sezoni pas 20 vitesh qëndrimi te kjo skuadër.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi londinez në një komunikatë për shtyp të publikuar pasditen e së hënës. 36-vjeçari John Terry ka luajtur mbi 700 ndeshje me Chelsean duke shënuar 66 gola për t’u shndërruar në kapitenin më të suksesshëm në historinë e kësaj skuadre.

Gjatë karrierës së tij me klubin londinez mes shumë trofeve ai ka mundur të fitojë 4 tituj të Premier Ligës dhe 1 Ligë Kampionesh; atë të vitit 2012. Terry është futbollisti i tretë në historinë e Chelseat për numrin e ndeshjeve të luajtura më këtë skuadër, ndërkohë që shiritin e kapitenit e ka mbajtur në 578 sfida. 

Top Channel