Brenda bunkerit nuklear, luksoz

18/04/2017 00:00

Ndërkohë që rriten tensionet midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, amerikanët kanë ndërtuar një bunker nuklear luksoz.

Ky bunker ndodhet pranë Savannah, në Georgia dhe përmban një dhomë moderne armësh dhe sistemin më të fundit CCTV.

I ndërtuar rreth 14 metër nën tokë, bunkeri ka në brendësi të tij edhe një teatër, dhoma lojërash dhe katër apartamente.

Ky bunker modern është i aftë të përballojë një sërë kërcënimesh të mundshme, përfshirë shpërthimet bërthamore apo sulmet terroriste.

Aktualisht bunkeri nuklear përdoret si strukturë për trajnimin e personelit ushtarak dhe ka dalë në shitje si një shtëpi luksoze, e cila ofron një strehë të fundit të sigurt, për çdo familje.

Çmimi i këtij bunkeri-shtëpi luksoze, është 17.5 milionë dollarë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel