Triumf dramatik në garën me motora

17/04/2017 00:00

Nuk ndodh gjithnjë që një pilot i pozicionuar i 11-ti në një garë, ta fitojë atë në kthesën e fundit.

Diçka e tillë u pa në garën e 2-të Suzuki Asian Challenge, me protagonist Tetsuya Fujita, i cili duhet të falënderojë të gjithë rivalët që kishte përpara tij.

Pikërisht në metrat e fundit të saj, piloti nga Tajlanda, Ahmed shkaktoi një aksident që pa plot 10 pilotë të rrëzuar në pistë, duke e humbur përfundimisht garën dhe duke i dhuruar në mënyrë të papritur suksesin pikërisht Fujitës.
 
Një ngjarje kjo, që të kujton historinë e Steven Bradburry në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002, në pistën e patinazhit të shpejtësisë, ku australiani arriti të fitojë medaljen e artë pas rrëzimit të pretendentëve kryesorë për të fituar garën, një arritje që u konsiderua historike për lëvizjen olimpike australiane.

Top Channel