“Hirushja” në krizë

17/04/2017 00:00

Nga “Hirushja” dhe surpriza e bukur e Superligës, skuadra e Luftëtarit ka kaluar befas në një krizë, pas gabimeve të gjyqtarëve që për momentin i kanë rikthyer ethet e zonës së ftohtë gjirokastritëve.

Tashmë atyre u duhet të përballen me të gjitha mënyrat me emrat e tjerë që rrezikojnë rënien nga Kategoria Superiore, që në këtë sezon janë rreth 5 skuadra.

Dorëheqja e drejtorit të klubit, Gentian Nora dhe trajnerit Mlladen Milinkoviç, pas humbjes me Flamurtarin i ka kaluar në një ngërc marrëdhëniet edhe me Presidentin e skuadrës së Luftëtarit, i cili nga njëra anë po përpiqet të mbajë stafin drejtues dhe nga ana tjetër është munduar të reagojë ashpër ndaj gjyqtarëve për gabimet e njëpasnjëshme, që sipas tyre kanë bërë ndaj skuadrës së Luftëtarit.

Për momentin ende nuk ka asnjë vendim zyrtarë sa i përket kthimit të trajnerit Mladen Milinkovic në detyrë, por duket se trajneri serb dhe drejtori i klubit Nora, do të bëjnë një hap pas.

Në bazë të përllogaritjeve të trajnerit, gjirokastritëve i duhen edhe 6 pikë për të siguruar qëndrimin. Ndeshja e rradhës mund të konsiderohet si një 3-pikësh i sigurtë, ashtu si po ndodh me këdo që përballet me Korabin që ka siguruar rënien nga kategoria, por në këtë fund kampionati po bëhet e modës premio nga palët e treta, nga të cilat mund të përfitojnë edhe dibranët nga rivalët e drejtpërdrejtë të Luftëtarit, që garojnë për të qëndruar në kategori.

Top Channel