Në fshatin Nartë të Vlorës po zhvillohen karnavalet tradicionale, që përkojnë me festimet e Pashkëve.

Tri ditë dhe tri netë zgjat kjo festë, gjatë së cilës banorët me kostume tradicionale kërcejnë në rrugët e fshatit.

Festën nuk e ka ndërprerë as shiu i dendur mbrëmjen e së dielës, kur ardhja e disa këngëtarëve grekë ka nxjerrë në sheshin e fshatit shumë banorë.

Top Channel