Courtois, i dëmtuar gjatë një spoti promocional

17/04/2017 00:00

Supersfida Manchester United-Chelsea e fundjavës që lamë pas nuk kishte një protagonist, Thibaut Courtois.

Portieri belg pësoi një dëmtim në kavilje dhe çudia është se, gjithçka ndodhi gjatë xhirimit të një spoti promocional.

Sipas medias belge, përpara disa ditësh, Courtois së bashku me shokët e tij të skuadrës, Ake, Matiç, Begoviç dhe Alonso u bashkuan për xhirimin e këtij spoti, që promovon NBA-në në Kinë.

Por portieri u dëmtua kur mbështeti keq këmbën në tokë, pas një kërcimi në tentativën e një gjuajtjeje, duke humbur sfidën me Manchester United.

Por jo vetëm kaq, problemi qëndron se Courtois rrezikon të mungojë dhe në ndeshjen gjysmëfinale të “FA Cup” me Tottenhamin, e parashikuar të luhet këtë të shtunë, një situatë kjo që i ka lënë të pakënaqur anëtarët e stafit teknik të Chelseat.

Top Channel