F4, aksident i tmerrshëm në Donington (KUJDES! Pamje të rënda)

17/04/2017 00:00

Billy Monger u bë protagonist i një aksidenti të tmerrshëm në F4, në Britaninë e Madhe, në pistën e Doningtonit.

Një makinë kishte ndaluar në mes të pistës dhe piloti anglez u përplas me shpejtësi maksimale me të.

Monger ka qëndruar rreth 2 orë brenda njëvendëshes së tij dhe i kanë dhënë qetësues për të përballuar dhembjet e mëdha në këmbë.

Parashikimet e para thonë që mund të ketë pësuar dëmtime të rënda në këmbë, por ende nuk dihet me saktësi se çfarë pasojash ka pasur ky aksident.

Top Channel