“Big Brother”, 4 çifte në televotim

16/04/2017 00:00

Nga shtëpia e “Big Brother”, në nominim për këtë javë do të shkojnë 4 çifte: Sidrita dhe Ervini, Armela dhe Damiano, Fiori dhe Olsi, si dhe Xheni e Bernardi. Tre të parët për shkak të debatit të ndezur në shtëpi dhe i fundit për shkak të nominimeve të çifteve.

Kjo e kaluara ka qenë java e debatit në shtëpi, mes Damianit, Ervinit dhe Olsit. Debate që kanë penalizuar të gjithë banorët. Këtë javë, ata do të jenë automatikisht me gjysmën e buxhetit.

Gjithçka mes 3 djemve nisi për ushqimin, por më pas kaloi në personale.

Mbesat dhe nipërit ishin surprizat për Donën, e më pas Olsin dhe Fiorin.

Xheni kishte një videomesazh nga prindërit e saj. Danieli po ashtu, kundër dëshirës së tij para se të hynte në “Big Brother”.

“Nuk e di Arbana pse u kam thënë që të mos flisnin, ndoshta momenti”, u shpreh Danieli.

Çifti më i preferuar, i votuar nga publiku, është Danieli dhe Fotinia, duke u bërë automatikisht imunë, por njëkohësisht ata u zgjodhën si çifti “lider” edhe nga banorët e shtëpisë.

Ndëshkimi i fundit për 3 djemtë e debatit ishte qëndrimi në shtëpinë e beqarëve për një kohë të pacaktuar. “Vëllai i Madh” i vendosi kështu më pranë njëri-tjetrit.

“Çdo gjë ka qenë kundër meje. Kam qenë unë që në të gjithë zënkën nuk kam përdorur qoftë edhe një fjalë të vetme ofenduese ndaj të dy personave”, u shpreh i mërzitur Damiano pas vendimit.

Për këtë javë, opinionistë ishin Klodi dhe Egnajti, çifti që u largua në mënyrë të papritur javën e kaluar, sepse nuk pranuan të vazhdojnë garën së bashku.

Top Channel