Aktorja në dilemë, nuk përcakton dot gjininë e saj

15/04/2017 00:00

Ruby Rose së fundmi pushtoi kryeartikujt e mediave kur zbuloi që identifikohej herë si mashkull dhe herë si femër, por duket se një studim e ka futur në mendime aktoren.

31-vjeçarja ka përdorur llogarinë e saj të “Instagram”-it, ku ka publikuar një studim online, të cilin nuk mund ta përfundonte për shkak të gjinisë.

Në klipin e postuar, Rose tregon se i është përgjigjur 70 pyetjeve, por ka ngecur tek një pyetje, e cila ishte për identifikimin e gjinisë.

“Kur iu përgjigjesh të gjitha pyetjeve të vështira dhe më pas të vjen pyetja më e vështirë që të është bërë ndonjëherë”, shkruan Ruby.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel