“Nëna e gjithë bombave”, trefishohen viktimat në Afganistan

15/04/2017 00:00

U konsiderua një sukses i madh përdorimi i parë në betejë i bombës më të fuqishme jobërthamore në arsenalin amerikan, e cila në Afganistan vrau 36 militantë të ISIS dhe shkatërroi një bazë të tyre.

Por “nëna e të gjitha bombave”, siç njihet në zhargon, nuk mund të mjaftohej me aq dhe autoritetet afgane bënë me dijë se bilanci i viktimave është trefishuar.

Ushtria afgane bëri me dije se të paktën 94 luftëtarë të ISIS, mes të cilëve 4 komandantë, kanë mbetur të vdekur nga super shpërthimi në zonën Achin. Zyrtarë të ushtrisë thanë se ekipet e tyre gjenden tashmë në vendngjarje ku po ekzaminojnë atë që ka mbetur nga fortesa e ISIS dhe nuk përjashtojnë mundësinë që të gjejnë viktima të tjera.

BGU-43B, siç është emri teknik i bombës, u hodh në afërsi të kufirit me Pakistanin mbi një rrjet të fortifikuar tunelesh që ISIS e përdorte për të sulmuar forcat qeveritare në provincën Nangarhar.

Raportohet se shpërthimi shkatërroi një pjesë të mirë të tuneleve, disa depo armësh, por asnjë civil nuk u lëndua. Ushtria amerikane e justifikoi përdorimin e bombës kololase prej 10 tonelatash me specifikat e objektivit, por analistë të shumtë mendojnë se ky ishte thjesht në demonstrim force nga ana e Uashingtonit.

Top Channel